Bazat e Arsimit Fizik me Metodikë
Fakulteti Pedagogjik - "Shën Klimenti i Ohrit"
Prof. Dr. Bujar Saiti
Mirë se vini

Kultura fizike është një pjesë e kulturës shoqërore dhe shtylla e shëndetit që kontribon në zhvillimin e përgjithshëm të një shoqërie.
Si proces i organizuar pedagogjik, edukata fizike si pjesë përbërëse e kulturës fizike ka për qëllim zhvillimin e gjithanshëm të nxënesve me aftësi e shprehi lëvizore, me cilësi të larta fizike, morale dhe mendore.
Tek nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, lëvizjet dhe lojërat paraqiten si nevojë e kushtëzuar për zhvillimin e zakonshëm psikofizik që nënkupton përmirsimin e aftësive antropometrike, biomotorike dhe funkcionale. Funkcioni i lëvizjeve paraqet standard biollogjik që plotëson kërkesat për stimulimin e rritjes dhe zhvillimit trupor.
Në fushatën e edukatës fizike dhe sportit, nxënësi i nënshtrohet skuadrës ose grupacionit dhe përpiqet ti prezentojë aftësitë personale me të cilat ai siguronë nderë dhe respekt te moshatarët. Prandaj, me plotkuptim mundemi të themi se edukata fizike dhe sporti janë mjete më të rëndësishme për socijalizimin e nxënësve. Përvec edukatës fizike dhe sportit shkollor, asnjë lëndë tjetër mesimore nuk mundet ti mobilizojë më mirë të shoqërohen mes veti shkollat dhe grupacionet e ndryshme të nxënësve në shoqrinë tonë multietnike.
Duke u nisur nga vlerat e lartpërmendura, nga organet përkatese, është miratuar vendimi që tash më përvec ciklit të ulët edhe klasat e larta te shkollës fillore, edhe shkollat e mesme të ken nga tre orë edukatë fizike në javë. Mendimi jonë është se me ndryshyme të tilla seriozisht do tju bashkangjitemi shteteve më të zhvilluara.
Efekti i këtyre ndryshimeve mund të rumbullaksohet vetëm në qoftë se përmirsohet gjendja materijale dhe kadrovike.
Ne jemi të mendimit se nevojat kadrovike për shkollat në gjuhen shqipe mund të plotësohen me Departamentin e edukates fizike në suaza të Fakulltetit Pedagogjik.
Kjo zgjedhje ka shum elemente të perbashketa me kolexhet sportive që janë të formuara në Britanin e Madhe ku egzistojnë 67 kolexhe dhe për nevojat e programit të ri për sport i miratuar viteve të kaluar dhe duhet të formohen gjithsej 150 kolexhe sportive prej të cilëve dalin kuadro që mbeshtetin lënden e edukatës fizike ne shkollat e tyre.
Shkolla si bashkësi mikrosociale e nxënësve paraqet ambient social-pedagogjik ku imponohen kushte për punë me raporte të ndryshme në procesin edukativo-arsimor. Arsimtarët e klasave të ulta paraqiten si bartës në kontrollimin dhe vlersimin e të gjithë aktiviteteve mësimore. Jemi të mendimit se në realizimin e plan programit nga edukata fizike dhe shëndetsore e cila është specifike në krahasim me tjerat lëndë, arsimtari fiton dhe humbë nga autoriteti, mvarësisht nga angazhimet që i bën në lëndën pa konkurencë më të dashur nga nxënësit.
Për tejkalimin e dobësive që ndodhin në realizimin e ores së edukatës fizike , apelojmë që mësimësdhënësit të jenë në nivelin e duhur profesional dhe mos lejonë humbje ose zavendësime të orëve të paraparë për edukatë fizike. Nxënësit e klasave të ulta, pa përjashtim duhet të jenë të barabartë në shfrytëzimin e palestrës sportive (sallës), kushteve natyrore si dhe mjeteve tjera materijale së bashku me nxënësit e klasave të larta. Kjo përgjegjësi për trajtimin e barabartë bie në radhë të parë mbi drejtorin dhe pedagogun e shkollës. Për eliminimin e dobësive relevante, në mungesë të inspekcioneve përkatëse, në mënyrë të organizuar, ndërhyrje mund të bëjnë edhe vet prindërit e nxënësve.